DEXA (densitometria e kockave)

Home / DEXA (densitometria e kockave)
DEXA (densitometria e kockave)
DEXA (densitometria e kockave)
DEXA (densitometria e kockave)
DEXA (densitometria e kockave)
Densitometria e kockave (DEXA)
Osteoporoza është një humbje e konsiderueshme e dendësisë minerale të kockave që prek miliona gra, duke i vënë ato në rrezik për fraktura patologjike.
Ne ofrojmë densitometri të kockave, e cila mat saktësisht dendësinë minerale të kockave (Bone Mineral Density- BMD), duke lejuar vlerësimin e rrezikut të frakturave së pacientit. Sistemi ynë i avancuar është i aftë të llogarisë me saktësi BMD në shpinë, ije ose dorë. Sistemi gjithashtu lejon përcaktimin e BMD në popullatën pediatrike.
Përveç BMD -së, sistemi ynë kryen vlerësimin e frakturave vertebrale (VFA), duke lejuar identifikimin e frakturave kompresive ekzistuese vertebrale dhe parashikimin edhe më të saktë të rrezikut për frakturat e ardhshme.
Sistemi siguron mjete softuerike të përparuara për përdorim nga radiologu gjatë analizës dhe gjeneron një raport të detajuar për ofruesin referues.
Përfitimet & Rreziqet
Densitometria e kockave është e thjeshtë, e shpejtë dhe jo invazive. Nuk kërkon ndonjë anestezi. Sasia e rrezatimit të përdorur është shumë e vogël-dukshëm më pak se doza e një radiografie standarde të krahërorit.
Ky ekzaminim mund të realizohet në Royal Imaging Center me teknologjinë më moderne të fjalës së fundit.
Rezultati mirret me të përfunduar ekzaminimi. Interpretimi bëhet nga mjeku specialist dhe në bazë të rezultatit bëhet trajtimi sipas protokoleve ndërkombëtare.
Për të kryer këtë ekzaminim j’u lusim që paraprakisht të caktoni termin në numrat tanë të telefonit.
+ 383 45 191911 ( Viber )
+ 383 38 742845
+ 383 49 194888
Ju mirëpret stafi i Royal Imaging Center .

Kabineti i Densitometrisë ( DEXA ): ofron diagnostikimin e saktë dhe të shpejtë të humbjes së dendësisë së kockave (osteopenisë dhe osteoporozës) problematika të shpeshta sidomos tek femrat pas menopauzës dhe një e gjë e tillë mundëson trajtim adekuat sipas protokolit.