Tomografi e kompjuterizuar – CT

Home / Tomografi e kompjuterizuar – CT
Tomografi e kompjuterizuar – CT
Tomografi e kompjuterizuar – CT
Tomografi e kompjuterizuar – CT
Tomografi e kompjuterizuar – CT

Kabineti i Tomografisë së Kompjuterizuar (CT): ofron të gjitha ekzaminimet native dhe me kontrast për të gjitha organet dhe sistemet e organizmit gjithashtu sipas protokolleve të standardizuara ndërkombëtare me dozë minimale të rrezatimit.

Risi: IMAR  software (Image Artefact Reduction) ofron: ekzaminimin e saktë dhe pa defekte në sisteme ku janë të vendosura implante të ndryshme sidomos ato metalike më së shpeshti në sistemin muskuloskeletal  dhe mundëson një vlerësim adekuat të problematikës së caktuar.

Shërbimi i tillë është i pari i këtij lloji që ofrohet në vendin tonë dhe më gjerë.

Dual energy software ofron: diagnostikimin e saktë me dozë minimale rrezatimi për sëmundjet metabolike të cilat qojnë në depozitimin e kristaleve në nyje si p.sh. te sëmundja e Giht-it.

Ekskluzivitet:  CT Radio-Onkologjika diagnostikimi primar i tumoreve dhe përcjellja e vazhdueshme sipas protokolleve të standardizuara.