Rezonance magnetike – MRI

Home / Rezonance magnetike – MRI
Rezonance magnetike – MRI
Rezonance magnetike – MRI
Rezonance magnetike – MRI
Rezonance magnetike – MRI
Rezonance magnetike – MRI
Rezonance magnetike – MRI
Rezonance magnetike – MRI
Rezonance magnetike – MRI

Rezonanca magnetike (MRI /RM )

– Rezonanca magnetike (MRI /RM ) është një ekzaminim imazherik joinvaziv dhe pa dhimbje, që përdor fushën elektromagnetike për të ndihmuar mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme, si metodë plotësuese për metodat e tjera imazherike,
– Rezonanca Magnetike mundëson imazhe të detajuara të të gjitha strukturave të trupit.
Jep informacion të detajuar jo vetëm mbi strukturën e një organi por edhe funksionin e tij, nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet X) dhe nuk paraqet rrezik për pacientin nëse ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.
Aktualisht është ekzaminimi më i ndjeshëm i imazherisë së kokës (veçanërisht trurit) në praktikën mjekësore.
– Rezonanca Magentike është zgjidhja më e mirë edhe për ekzaminimin e:
• Sëmundjeve te trurit, siç janë sëmundjet tumorale, infeksionet,problemet iskemike dhe vaskulare.
• Sëmundjeve te zemrës, sidomos ato që prekin miokardin dhe perikardin.
• Sëmundjeve të kavitetit abdominal, sidomos ato të rrugëve biliare, mëlçisë, pankreasit dhe organeve pelvike.
• Sëmundjeve të sistemit muskulo-skeletal, është proçedura kyçe në ekzaminimin e artikulacioneve, në rastin e traumave apo patologjite e indeve të buta dhe muskujve.
Për të caktuar një termin të ekzaminimit me Rezonancë Magnetike, me pajisjet më inovative dhe me një diagnostifikim të saktë nga profesionistët tanë n’a kontaktoni në numrat:
+383 45 191911 (Viber)
+383 38 742845
+383 49 194888
Ju mirëpret stafi i Royal Imaging Center
“ Diagnosa e saktë, ҫelësi i mjekimit të suksesshëm ”.

 

Eksklusivitet: MRI-Radio-Onkologjika diagnostikimi primar i tumoreve dhe përcjellja e vazhdueshme sipas protokolleve të standardizuara.