Cfarë është Infiltrimi i periradikular/intra-artikular nën udhëheqje me CT?
Shtylla kurrizore është burimi i dhimbjes dhe paaftësisë më shpesh se çdo pjesë tjetër e trupit. Dhimbja e shtyllës kurrizore mund të menaxhohet me procedura intervente analgjezike të drejtuara nga tomografia e kompjuterizuar(CT), të tilla si infiltrimi/bllokimi periradikular dhe intra-artikular.
Një injeksion periradikular/intra-artikular i steroideve ofron lehtësim afatshkurtër(mesatarisht 6 muaj) dhe ndonjëherë edhe afatgjatë të dhimbjes në pjesë të shtyllës kurriozore
Kjo procedurë përfshin injektimin e anestezisë lokale dhe steroideve përmes gjilpërës, përreth rrënjës nervore të shtyllës kurrizore për të ofruar lehtësim të vazhdueshëm dhimbjeve.
Procedura zakonisht realizohet nën drejtimin e CT dhe synon të ndalojë dhimbjen që rrjedh nga një nerv i inflamuar duke reduktuar inflamacionin në zonë.
Një bllok i rrënjëve nervore përdoret gjithashtu për pacientët që vuajnë nga dhimbja nga një “nervi i shtypur” apo disku i hernizuar, i njohur gjithashtu si dhimbje radikulare.
Po ashtu, infiltirimi i nyjeve të fasceteve është i dobishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e “Sindromës së fasceteve nyjëtuese”.
Përgatita për procedurën.
Nuk kërkohet përgatitje specifike. Nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për hollimin e gjakut (Warfarin, Iscover, Plavix), ju lutemi këshilloni mjekun tuaj referues pasi ato mund të kenë nevojë të ndërpriten përpara procedurës.
Ne ju rekomandojmë që të sillni një person përgjegjës për t’ju dërguar në shtëpi më pas.
Nëse kjo nuk është e mundur, ju kërkojmë që të qëndroni në klinikë për 15-30 minuta për vëzhgim pas procedurës. Ju lutemi sillni çdo skanim paraprak (radiografi, raporte të ultrazërit, CT ose MRI) dhe raporte, pasi këto do të ndihmojnë Radiologun tonë në vlerësimin dhe trajtimin efektiv të gjendjes tuaj.
Ju mirëpret ekipi i Radiologëve nën udhëheqjen e Dr.Flamur Mushica.
Për të caktuar një termin n’a kontaktoni në numrat:
+383 45 191911 (Viber)
+383 38 742845
+383 49 194888
Royal Imaging Center “Diagnoza e saktë, ҫelësi i mjekimit të suksesshëm”